Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista në garë për 29 vendet
“Nuk kam kaluar mirë me të, kishim probleme dhe më në fund nyja arriti në krehër.”
Me këto fjalë 88-vjeçari i arrestuar për vrasjen e gruas së tij 84-vjeçare në Kalkidë të Greqisë ka tentuar të justifikojë aktin e tij.
Sipas informacioneve të protothema.gr i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar drejt krimit.
Historia tragjike ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren, duke e plagosur për vdekje.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia e cila ka gjetur armën e krimit (në pronësi të ligjshme të autorit), dhe e ka konfiskuar atë.
Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.
Top Channel