Tre raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe të mungesës së vrojtuesve janë evidentuar në plazhin “Sektor Teuta” dhe në plazhin e Golemit.

Për administratorët e subjekteve që kishin zënë hapësirën publike dhe nuk kishin marrë masat e sigurisë në këto plazhe ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

L. K., 59 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta” dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

Ll. M., 56 vjeç, pasi kishte vendosur 70 shezlongë dhe 35 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin “Sektor Teuta” dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

A. H., 39 vjeç, pasi kishte vendosur 252 shezlongë dhe 126 çadra, pa lejen përkatëse, në plazhin e Golemit dhe nuk kishte vrojtues plazhi;

F. F., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shfrytëzonte një parcelë plazhi, në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA