Pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme të operatorëve turistikë, Policia e Shtetit ka bllokuar pesë varka të tjera artizanale në liqenin e Shkodrës.
Policia thotë se gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.
Gjithashtu, gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridore për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.
Po në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.
Top Channel