Babai dhe i biri 10 vjeçar përplasen për vdekje në monopatinë gjatë pushimeve në Turqi (fotot)

21/07/2023 17:07

Një baba tragjik dhe biri i tij 10-vjeçar kanë vdekur në një aksident horror në Turqi teksa ishin në monopatinë elektrike, për të kryer një blerje të fundit para se të ktheheshin në Irlandë.

36 vjeçari Eoin Fitzpatrick, dhe i biri i tij Dylan u goditën për vdekje nga një autobus që u përplas me ta të hënën në Alanya.

Aksidenti ndodhi në autostradën D-400 në zonën Kargicak kur dyshja po udhëtonin nga zona e tyre turistike Alanya drejt Mersin.

Djali tjetër i Fitzpatrick është ende në Turqi me të fejuarën e babait dhe fëmijët e saj.

Nëna e të ndjerit Dylan po merret me riatdhesimin e trupit të fëmijës së saj dhe të Fitzpatrick.

Deputeti irlandez Brian Stanley, që jetonte pranë familjes së tragjedisë në Portlaoise, i bënte homazh viktimave: “Jeni në shok e tronditje për humbjen e këtyre dy njerëzve të mirë. Dylan njihej nga të gjithë në zonë, dhe fëmijët tanë luanin shpesh së bashku. Simpatia jonë shkon për nënën e fëmijës dhe prindërit e të ndjerit”.

“Duket se ata ishin duke kryer një blerje të fundit para se të shkonin në aeroport për rrugën e kthimit. Ata po përdornin një monopatinë dhe ja çfarë ndodhi”.

Një tjetër tragjedi ka goditur Irlandën sivjet teksa dy adoleshentë vdiqën papritur veçmas gjatë pushimeve në Greqi.

18 vjeçari Max Wall, ishte shembur përtokë papritur teksa priste tragetin në portin e Ios.

Ndërsa disa orë më vonë Andrew O’Donnell, i cili ishte në të njëjtën shkollë me Max, në jug të kryeqytetit Dublin, u gjet i vdekur në një kodër të ishullit.

18 vjeçari Andrew, besohet se kishte humbur ndjenjat teksa kthehej në kembë në dhomën e tij të hotelit pas një nate me miqtë.

Drejtori i shkollës së tyre Tim Kehlleher, tha: “Kjo është një tragjedi e padëgjuar. Ne jemi të traumatizuar. Si mund të vdesin kështu këta dy të rinj, ata dihet të kishin lënë gjurmën e tyre në botë.”

“Ata ishin lojtarë të fortë regbie, ndërsa Andrew ishte dhe futbollist që luante me skuadrën e Belmont.”

FOTO GALERI
1/3
36 vjeçari Eoin Fitzpatrick, dhe i biri i tij Dylan u goditën për vdekje nga një autobus që u përplas me ta të hënën në Alanya.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA