Përfaqësuesja e Iranit del në ndeshje me çanta fëmijësh, në kujtim të sulmit ndaj një shkolle, ku humben jetën 165 vajza
Sirena arabe edhe për Lautaro Martinez.
Shtypi argjentinas shkruan se një klub saudit, emri i të cilit nuk zbulohet, i ka bërë një propozim të çmendur kapitenit të ri të Interit.
Ofertë 4-vjeçare me pagë 60 milionë euro në sezon! Propozim tundues për kampionin e botës, por Interi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.
Shtypi italian shkruan se drejtuesit e nënkampionëve të Europës, kanë siguruar Simone Inzaghin se Lautaro nuk do të shitet.
Lajm që qetëson trajnerin, i cili gjatë kësaj merkatoje ka humbur emra si Onana, Brozovic, Skriniar, Lukaku dhe Dzeko.
Lautaro është pjesë e Interit prej verës së vitit 2018. 25-vjeçari nuk ka reaguar në lidhje me ofertën e majme nga Arabia, por Interi e cilëson të pashitshëm./ SuperSport
Top Channel