22-vjeçarja i vjedh portofolin dhe sendet personale një gruaje në Tiranë

21/07/2023 14:59

Një 22-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë për grabitje.

E reja K. M., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, asi në rrugën “Muhamed Deliu”, i ka vjedhur një shtetaseje, portofolin me sendet personale dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel