
23/02 22:38
Torino është duke lëvizur në merkato, për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, por gjithashtu po bën gati edhe listën e të padëshiruarve.
Sipas raportimeve të medieve italiane, në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga skuadra torineze është emri i mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda pati një sezon të parë të mirë te Torino, megjithatë vazhdimësia nuk e kënaqi klubin, ndaj dhe te Torino vendosën ta nxirrnin në shitje.
Interes për mbrojtësin “dardan” ka shfaqur Granada nga Spanjë, skuadër ku luan edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni dhe Fenerbahce nga Turqia, me këta të fundit që duan të nisin menjëherë me detajet e transferimi.
Top Channel