Luciano Spalletti e nis me këmbë të mbarë, Juventus mposht Cremonesen, fitorja e dytë radhazi… 01/11 23:21
Tjetër huazim për Erdis Krajën, mesfushorin shqiptar që është në pronësi të Atalantës.
23-vjeçari, i cili ka luajtur me Shqipërinë U21 dhe U17, do të jetë pjesë e Ascolit në sezonin e ri.
Kraja aktivizohet si qendërmesfushor, por bën edhe rolin e “shkatërruesit” dhe qendërmbrojtësit. Sezonin e fundit u aktivizua me Pescarën në Serie C, duke shënuar 3 gola në 30 takime të luajtura.
Tani do të jetë pjesë e Ascolit, që garon në Serie B. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Krajës për sezonin 2023/2024.
Top Channel