Tensione në Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, Bardhi: Ahmetaj ka marrë rrogën sot nga taksat e shqiptarëve

20/07/2023 12:13

Seanca e fundit plenare në Kuvend është përfshirë nga debate, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren.

Ata kërkojnë mbledhjen urgjente të Konferencës së Kryetarëve që të ndryshohet rendi i ditës. Nga ana tjetër Gazment Bardhi kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë dhe zhvillimin e interpelancës për ish zv. kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të nxirren jashtë rendit të ditës në seancën parlamentare tre ligjet e sjella me urgjencë nga mazhoranca e PS-së, ligjin për Akademinë, ligjin për studentët e mjekësisë dhe ligjin për legazimin e kanabisit.

Ata gjithashtu kërkojnë pjesëmarrjen në seancë plenare një grup përfaqësuesish të studentëve të Mjekësisë, të cilët po protestojnë jashtë godinës.

“Nuk mund të kalojë ligji i kanabisit sepse është një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, për sigurinë e rajonit, për sigurinë e BE-së. Është rrezik madhor. Rrit në progresion gjeometrik, potencial eksportin e krimit nga Shqipëria në rajon, BE dhe në botë’, tha gjatë fjalës së tij Berisha.

Berisha: Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit, është jashtë çdo lloj ligji, morali e rregulli. Këta vendosin me cinizëm ekstrem të dënojnë shqiptarët, të dënojnë studentët dhe de fakto të mbyllin Fakultetin e Mjekësisë. Unë ju them këtu, se pas çerek shekulli në Mjekësi, po të isha student kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që do të më impononte këtë që doni të impononi ju atyre. Ky është një shkatërrim që i bëni ju sistemit shëndetësor dhe është absolutisht në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Shqipëria. Turp e një mijë herë turp! Shkoni tek mjetet e diktaturës për të zgjidhur problemin numër 1, që është problemi i shëndetit të qytetarëve. Së dyti, ligji i Akademisë është historia  më e turpshme në 30 vite. E thashë dhe dje; veproni si ata në shpellën e Borizanës, për të zgjatur mandatin e një njeri që nuk meriton të jetë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale, mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Ju veproni në këtë mënyrë. Do të rikujtoj këtu se keni qenë një pjesë e madhe e juaja këtu, kur ai kryetari i juaj që tani është mbatharak, më është drejtuar në këtë sallë duke më kërcënuar se do të më hiqte titullin e profesorit. Me të vetmen gjë që isha dakord me të. Po çfarë duam ne, që kemi 30 vite që jemi larguar nga shkenca, që nuk bëjmë një ditë studim, që nuk kemi asnjë kontribut në shkencë, por merremi me politikë, ti zëmë vendin atyre që studiojnë nga mëngjesi deri në darkë.  Po Gjinushi, çfarë politike ka bërë, çfarë studimesh ka bërë. Marrëveshjen me Tom Doshin. Po ka  histori më të turpshme. E justifikoni këtu me Ismail Kadarenë. Hajdeni të vendosim me ligj, Ismail Kadareja anëtar i përjetshëm i Akademisë. Por të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është njëlloj si të krahasosh atë Rrajën me shkopinj në dorë, me pastorin të themi këtu, kur është në kishë e jo në parlament. Se këtu në parlament e harron biblën dhe merret me manifestin. Së fundi. Do të falni zonjë. Nuk kë faj ti që deklaron se, asnjë qindarkë nuk kalon nga buxheti i shtetit, nuk të vë faj, se djegësat ua kanë shuar me memorien, ua kanë zhdukur moralin pjesës dërmuese të kësaj qeverie dhe e kanë shndërruar në organizatë kriminale.

Bardhi: Rama që është kapur duke vjedhur nga BE, të lërë dhënien e mendve për BE dhe të vijë të japë llogari për inceneratorët, s’ka nevojë të fshihet pas ministreve. Zonja drejtuese e seancës, unë i bashkohem asaj që ju thatë, respekt maksimal për cunat e gardës që janë këtu, por nuk ka asnjë nevojë për prezencën e tyre këtu. Ata duhet të veprojnë vetëm me urdhër të kryetares së Kuvendit. Hajdutët zakonisht fshihen nga frika. Vetëm në një dosje si ajo e inceneratorëve, ka dalë gjysma e qeverisë. Kemi kërkuar prezencën e kryeministrit. Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës. Si ka mundësi, kemi 3 njerëz sot në arrati, Arben Ahmetajn, ka marrë rrogën sot ai, sot merr 200 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi 2 mafjozët e inceneratorëve që jetojnë në Vjenë dhe marrin 80 mijë euro në ditë.

BE e ka kapur Ramën dje në vjedhje, ky i jep mend BE-së se çfarë duhet të bëjë me Kosovën. Të vijë këtu të japë llogari. Të japë llogari për pezullimin e fondeve të bujqësisë. Zonjë ti ki kujdes, bëhet fjalë për periudhën që ke drejtuar AZHBR-së dhe hetimet janë në vijim. Por nuk është përgjegjësia juaj. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrlliqet.

Gjergji: Kërkoj me urgjencë të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të ndryshojë rendi i ditës.

Sopiropali: Pse i bie foltores o Albana.

FOTO GALERI
20/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA