Tempulli i Madonna di Trevignano pret pelegrinë, por nuk bind vendasit në fshatin italian (fotot)

20/07/2023 18:49

Në ditën e tretë të çdo muaji qindra besimtarë katolikë mblidhen në një fshat pranë Romës ku besojnë se një statujë Virgjëreshës Maria lëshon lot.

Ata vijnë gjithashtu për të parë një grua 53-vjeçare që besohet se bën mrekulli dhe shëron të sëmurët, që kur e solli statujën nga një pelegrinazh në Bosnie.

Gruaja thotë se ka sjellë statujën nga fshati boshnjak i Medjugorje ku katolikët besojnë se Virgjëresha është shfaqur që prej vitit 1981.

Gisella Cardia thotë se statuja është përgjegjëse për një mrekulli moderne të Jezusit teksa u jep vizitorëve ushqim nga buka e peshku që sipas saj “nuk i mbarohen kurrë”.

“Bëra një picë për katër vetë dhe hëngrën 25, ajo nuk zvogëlohej kurrë. Ishim të tronditur,” tha gruaja në një intervistë me një rrjet vendas.

Në një tjetër rast Cardia thotë se ka ushqyer vizitorë me gatimin tradicional ‘gnocchi’ që edhe ai nuk mbarohej kurrë, sado që të shpërndante.

Ata besojnë se Cardia është një ‘vizionare’ që ka parashikuar luftën në Ukrainë dhe sëmundjen Covid, teksa trupi i saj ka shenja të ngjashme me ato të Krishtit nga kryqëzimi.

Tre të katërtat e Italisë identifikohen si katolikë dhe çështja ka zgjuar interesin e njerëzve me mbinatyralen.

Por shumë të tjerë në fshatin e pasur të Trevignano janë skleptikë për zhvillimet duke i quajtur “gënjeshtra”, çka ka çuar në disa raste në përplasje fizike me pelegrinët vizitorë.

“Nëse kjo nuk është e vërtetë, siç besoj dhe unë, ajo po abuzon me dobësitë e njerëzve pasi shumë njerëz janë të dobët në këtë kohë,” tha pensionistja Maria-Alessandra Conti për rrjetin AFP.

Disa demoncime kanë bërë që Cardia të hetohet nga autoritetet dhe tempulli i saj në majën e kodrës piktoreske mbi liqenin Bracciano të kërcënohet me shembje.

Por megjithë antagonizmat besimtarët vijnë në tempullin e Cardia ku gjendet një altar, një kryq i madh i kaltër dhe një statujë me masë reale e Virgjëreshës.

Përveç Italisë statujat që lëshojnë ujë ose lëngje janë raportuar edhe në vende të tjera si Akita e Japonisë apo Naju në Korenë e Jugut.

FOTO GALERI
1/7
Në ditën e tretë të çdo muaji qindra besimtarë katolikë mblidhen në një fshat pranë Romës ku besojnë se një statujë Virgjëreshës Maria lëshon lot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA