Sot seanca e fundit! Nga miratimi i ‘kanabisit’ te ligji për diplomat e mjekësisë, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

20/07/2023 10:01

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e fundit për këtë sesion parlamentar.

Por ndonëse e fundit, seanca e sotme do të jetë shumë e rëndësishme. Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa do të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita, grupet e interesit dhe kritika edhe në radhët e vetë mazhorancës.

Në rend dite:

Raport i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022.

Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2022

Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare vitin 2022.

Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””.

Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019”

Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)”.

Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”

Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””

Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit”, të ndryshuar”

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013,”Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar”

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”

Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA