Duke jetuar në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, 6-vjeçarja Anna-Maria mësoi ta quante presidentin Vladimir Putin “xhaxha Vova” dhe besonte se ai ishte “president i botës”, tha nëna e saj.
Kateryna Skopina, një oficere e lartë ushtarake ukrainase, iu desh të linte vajzën e saj me të afërmit kur ajo dhe burri i saj u kapën nga forcat ruse në qytetin lindor të Mariupol pranverën e kaluar. Por të afërmit ishin dashamirës ndaj Moskës dhe e mbajtën Anna-Maria në territorin e pushtuar nga Kremlini për më shumë se një vit. Vajza e saj shkoi në një kopsht fëmijësh në një fshat jashtë Mariupolit, ku tha se “kishte programe për larjen e trurit. Pas kthimit në shtëpi 6-vjeçarja nguron të flasë në gjuhën ukrainase dhe i kërkon prindërve të flasin vetëm rusisht.
“Ajo shkoi në një kopsht fëmijësh në fshat. Ka pasur programe për larjen e trurit. Në programin tonë parashkollor, ne mësojmë shkronjat dhe numrat. Kur ishte pesë vjeçe dinte katër shkronja dhe numëronte deri në 20, kështu që kur shkoi në shkollë në Rusi mbeti në atë nivel, por në një bisedë telefonike më pyeti se kush ishte xhaxhai Vova dhe pse ai ishte presidenti i kësaj bote. Aty ka një tokë të askujt, si të thuash. E pashë fëmijën tim nja 150 metra larg.
Takova një grua letoneze, e cila ishte një roje tipike kufitare, e cila e kuptoi situatën dhe tha që nuk mund të shkosh atje, nuk mund të kalosh atë post, është territor rus, pavarësisht se thotë se është tokë e askujt. Nuk ma dhanë fëmijën tim, sepse ajo duhej të më njihte e para. Qaja dhe nuk mund ta besoja. Ditët e para do t’i blinim gjithçka që donte dhe ajo do të thoshte ‘a jam në një përrallë?’
Duke qenë e shkolluar në fushën e psikologjisë, e di që po e kompensojmë me dhurata mungesën e vëmendjes që ajo ka pasur. Nuk do të kthehemi patjetër në Mariupol. Madje kam plane t’i sjell gjyshërit dhe babanë që janë varrosur atje, as që dua të kthehem me. E pashë me sytë e mi sesi po shkatërrohej qyteti. Pse Rusët e bënë këtë? Mendoj se kanë qenë xhelozë, nuk mund të bëjnë asgjë të tyren”, shprehet Kateryna Skopina.
Rreth 1.5 milionë fëmijë ukrainas si Anna-Maria kanë përfunduar në territorin e kontrolluar nga Rusia ose në Rusi që nga viti 2014. Aty u bëhet shpëlarje truri dhe shumë tani ndjehen rusë dhe e urrejnë Ukrainën.
Top Channel