Sekretari 100-vjeçar i shtetit Henry Kissinger, pritet nga Xi në Pekin (fotot)

20/07/2023 19:14

Ish-diplomati i fuqishëm njihet dhe për vizitën e ngjashme në vitet 1970 që përmirësoi marrëdhëniet mes vendeve.

Presidenti Xi Jinping tha se ka mirëpritur “mikun e vjetër”, ish-sekretarin amerikan të shtetit Henry Kissinger, në Pekin, në një vizitë në kapacitet personal.

Vizita vjen në një kohë kur Kina e SHBA duket se po përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien e tyre, teksa 100-vjeçari ka ndihmuar më parë në arritjen e marrëveshjes së normalizimit të lidhjeve gjatë Luftës së Ftohtë në vitet 1970-të.

“Populli ynë nuk e harron kontributin tuaj në promovimin e lidhjeve Kinë-SHBA dhe forcimin e miqësisë mes popujve”, i tha sot presidenti Xi, Kissinger sipas mediave shtetërore kineze.

“Kina e SHBA janë përsëri në udhëkryq dhe vendet duhet të bëjnë përsëri zgjedhjen e tyre”, shtonte ai sipas citimeve.

Dje Kissinger kishte mbajtur bisedime me ministrin e mbrojtjes Li Shangfu, i cili është i ndaluar të hyjnë SHBA prej një marrëveshjeje armësh me Rusinë.

Sipas raportimeve Li kishte vlerësuar rolin e Kissinger dhe shtonte se “marrëdhëniet bilaterale nuk janë në pikë të mirë pasi disa njerëz në SHBA nuk pranojnë të bëjnë disa hapa për t’u afruar me Kinën”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se zyrtarët ishin në dijeni të vizitës së Kissinger të cilën e përshkruante si “me vullnetin e tij, dhe jo për llogari të SHBA”.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti Xi Jinping tha se ka mirëpritur “mikun e vjetër”, ish-sekretarin amerikan të shtetit Henry Kissinger, në Pekin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA