Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka folur për kanalet zyrtare të Lazios, në fund të seancës së mëngjesit në kampin stërvitor në “Auronzo di Cadore”.
Hysaj theksoi se ndjehet në formë, ndërsa shtoi se të gjithë te Lazio janë gati për nisjen e sezonit të ri.
Ndërsa të tjera kapiteni “kuqezi” foli për marrëdhënien me trajnerin Maurizio Sarri, për të cilin theksoi se kërkon gjithmonë maksimumin.
Stërvitja: “Jam mirë, kampi stërvitor po shkon shumë mirë. Po punoj me të gjithë ekipin. Ne do të jemi gati për fillimin e kampionatit. Sezonin e kaluar kam bërë mirë, këtë vit do të bëjmë edhe më mirë, e rëndësishme është të mos pësojmë gola.”
Sarri: “A kam parë ndryshime te Sarri? Pak ka ndryshuar, në mënyrë të mirë. Ai ende kërkon shumë, ai gjithmonë dëshiron të arrijë sa më lart që të jetë e mundur. Diçka që të gjithë thonë është se kam luajtur me të gjashtë vjet, kështu që është më e lehtë për mua, por është gjithmonë e vështirë të hysh në fushë dhe të japësh maksimumin që kërkon ai. Duhet të jem gjithmonë i përqendruar, sepse mjafton një gabim dhe e pësojmë. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes”.
Momenti më i mirë: “Është normale që ka ulje dhe ngritje, duhet të tregohemi gati kur të vijë koha. Momenti im më i mirë me Sarrin? Po, padyshim, ne po ecim mirë. Kemi pasur një sezon të mirë, kemi një ekip të fortë dhe sigurisht që do të bëjmë mirë sërish këtë vit. Ne do të jemi gati në fillim të sezonit.”
Top Channel