Opozita ka bllokuar sërish foltoren, pasi në Kuvend u rrëzua kërkesa për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahmetajt.

Që në orët e para seanca e fundit plenare për këtë sesion është përfshirë nga debate të ashpra.

Opozita kërkoi fillimisht mbledhjen urgjente të Konferencës së Kryetarëve që të ndryshohej rendi i ditës si dhe praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë.

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të nxirren jashtë rendit të ditës në seancën parlamentare tre ligjet e sjella me urgjencë nga mazhoranca e PS-së, ligjin për Akademinë, ligjin për studentët e mjekësisë dhe ligjin për legazimin e kanabisit.

Opozita gjithashtu kërkoi pjesëmarrjen në seancë plenare të një grupi përfaqësuesish të studentëve të Mjekësisë, të cilët po protestojnë jashtë godinës kundër projektligjit.

Bardhi: Rama të tregojë kush e njoftoi Ahmetajn për kërkesën e SPAK. Do vijë dita që Edi Rama të japë llogari para drejtësisë. E shndërroi Parlamentin në parlament të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ajo që thamë ne tashmë është e provuar nga Prokuroria. Në dosjen e inceneratorëve përmendet dhe Edi Rama, ia kanë fshehur emrin por është me titulli. Tani Ahmetaj nuk po qesh më, por po qan. Na tregoni ku e keni fshehur. A është miratuar kërkesa për arrestimin e Ahmetaj? A ka nisur kërkimi për arrestimin e Arben Ahmetajt? Kërkesa për interpelancë konform rregullores. keni frikë të flisni për dëmin që i keni shkaktuar buxhetit të shtetit.

Berisha: Bashkëfajësia në mega-aferën korruptive me vjedhjen e shekullit e detyron Edi Ramën të mos qëndrojë dot në këtë sallë, në një moment ku nuk mund të ishte askund tjetër veçse këtu. Ne kemi kërkuar mocion pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, është arratisur numri 2 i ekzekutivit shqiptar, pasi u thirr ngha organet e drejtësisë. Arratisja e tij dëshmon se ju funksiononi me moton, erdhëm, vodhëm, ikëm. Kjo moto i mbylli gojën Edi Ramës, para një akti turpërues për shtetin, para një akti, në të cilin Arben Ahmetaj faktoi plotësisht fajësinë e tij. Para një akti, para të cilit bosi i mafies qeveritare të plehut nuk dëshmon as ta shqiptojë njëherë të vetme në fjalën e tij 16 minuta. Në retorikën më hipokrite dhe më të paturpshme në historinë e vendit, Edi Rama u rrahu gjoksin shqiptarëve në një kohë kur zëvendësi i tij ia kishte mbathur përpara se prokuroria të dërgojë në parlament urdhrin për të marrë leje për arrestin e tij.
Pse ky zhvillim? Ky zhvillim ka vetëm një shkak dhe arsye: afera e djegësave është afera korruptive më e madhe e shekullit. Në këtë aferë, qeveria shqiptare është dëshmuar në çdo nen të saj, një organizatë kriminale. Në këtë aferë ka një përpjekje propagandistike për të folur për Mërtirin dhe Zoton, por këta emra kanë një qëllim, të mbrojnë dhe maskojnë pronarët e vërtertë të sipërmarrjes së djegësave.

Edi Rama për sipërmarrjen e tij, dhe kurrë për të Zotos dhe Mërtirit, shkelmon strategjinë e hartuar me 4 milionë euro nga BE për trajtimin e plehrave. Edi Rama për ndërmarrjen e tij dhe jo për Zoton, mblodhi 12 zëvendësministra, 9 prej tyre patën kurajo të refuzonin këtë akt antiligjor. Pas kësaj, Edi Rama me Agaçin e tij thirrën një nga një dhe mblodhën firmat, dhe në kundërshtim me ligjin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Duke shpallur mirënjohje për OLAF për zbulimin e Frida Gugales, i bëj thirrje të hetojë shkelmimin e strategjisë së mbetjeve dhe kalimin te ndërmarrja e Edi Ramës. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe kurrë- dhe u lutem gazetarëve që të t’u thonë të vërtetën qytetarëve- Zoto e Mërtiri, ishin Edi Rama dhe Agaçi që caktuan Mërtirin dhe Zoton, dy njerëz që nuk ishin marrë kurrëme plehra, ligji i ndalonte të paraqiteshin për tendera. Edi Rama, Agaçi dhe ministrat e tij, jo vetëm përzgjodhën dy njerëz që nuk ishin marrë kurrë, por u dhanë pa garë, firmosën në kundërshtim me ligjin, që të marrin aferën 420 milionë, që tani rezulton 720 milionë euro. Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan. Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi janë kriminelët e vërtetë të aferës së djegësit të Tiranës.
Me koncesionin e Tiranës, kjo bandë, kjo kupolë e mafies, garantonte të bëhej miliardere jo vetëm vetë, por edhe pasardhësit e tyre. Duhej një koncesion me afat 30-vjeçar, me afat për t’u zgjatur, një koncesion sipas të cilit kontrata nuk mund të zgjidhej kurrë. Pse bëheni bashkëfajtor në një krim kolektiv? Ishte Erion Veliaj që fshihet si miu tani dhe përpiqet të hedhë fajin poshtë e përpjetë, që kaloi nga tender me prokurim publik në koncesion. Ishte Veliaj që dërgoi 4 letra në Ministrinë e Financave. Njërën e hodhi poshtë Shkëlqim Cani, tre i hodhi poshtë Ahmetaj, por në fund tha ‘no koment’ meqë është çështje e pushtetit vendor. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj kanë kryer një krim të paimagjinueshëm. Prandaj nuk vjen dot ai se çdo vjedhje i duket pretencë. A e dini se kjo zonja që rri këtu, për djegësin e Tiranës i çon një shkresë dhe i thotë se nuk mund t’i jepet bonus një kompanie që nuk ekziston. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dhanë bonus kompanisë Integrated Energy, që nuk ekzistonte. Ajo u krijua vetëm 8 muaj më vonë. A keni ndërgjegje shoqërore ju? Pse bëheni bashkëfajtorë me mafien e plehrave? A e dini ju se çfarë ka bërë Damian Gjiknuri? Ky zotëri, pasi i skadoi koha djegësit të Elbasanit, firmosin me Edi Ramën marrëveshjen e blerjes së energjisë për 30 vite. Pra, qytetarë, ja pse nuk vjen Edi Rama, ja pse kërkojmë ne mocionin. Drejtësinë duhet ta bëni ju me protesta të fuqishme.

Zhupa: Jeni shndërruar në puçistë të kulurës, demokracisë. Këto i minoni me veprimet tuaja, betejë e madhe për të dëgjuar një akademik, studentët, ndërkohë që parlamenti duhej ta kishte për nderti respektonte. Ju të ishit të paratë të dëgjoheshin grupet e interesit, në dinjitetin tuaj t’i kërkonit kryeministrit të vinte këtu, të dëgjoheshin studentët.

Bardhi: Po bënte xhiro me makinë të hapme me Belën, Rama, ju ka lënë këtu ju roje, tre ligje i gjanë pushtetin Ahmetajt për të fut paratë tona në xhep. Ka futur ligjin që bënte marrëveshje me grupet kriminale. Shkon në plazh me Belën dhe ju ka ju roje deri në 12 të natës për të votu ligjet.

FOTO GALERI
5/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA