
25/02 09:55
Tijjani Reijnders është lojtari më i ri i skuadrës së Milanit.
Ai u prezantua vetëm disa orë më parë te “kuqezinjtë” e Italisë, të cilët i zgjodhi si destinacion të së ardhmes pavarësisht interesimit nga Barcelona.
Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, mesfushori zbuloi se u bind për këtë transferim nga Moncada dhe nga Pioli.
“Fillimisht fola me Moncada-n dhe Pioli-n dhe ata më shpjeguan se çfarë prisnin nga unë, ata e bënë zgjedhjen time shumë të lehtë. Jam shumë krenar që do luaj për këtë klub”-deklaroi Reijnders./ SuperSport
Top Channel