Po transportonte emigrantë në mënyrë ilegale, në pranga një 36-vjeçar në Gjirokastër

20/07/2023 10:12

Një 36-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar tetë emigrantë nga vendet e treta që synon të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

36-vjeçari R.A u kap në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër i cili me automjetin e tij tipi “Volkswagen” po transportonte emigrantët nga Saranda drejt Tiranës, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA