Nikolla takim me ambasadoren e BE-së: Shqipëria faktor për stabilitetin, paqen dhe evropianizimin e rajonit

20/07/2023 13:48

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri.

Nikolla falenderoi ambasadoren Hohmann për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin dhe institucionet e Shqipërisë. “Ju shërbyet në Shqipëri për më pak se një vit, menjëherë pas vendimit për çeljen e negociatave, por gjërat e mira që ndërtuam sëbashku shkojnë përtej kufijve të një viti. Në suksesin e procesit të screening ka kontribut edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Ju personalisht. Siç u konstatua gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe Takimit të 16-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Aociimit BE-Shqipëri, Shqipëria po avancon me hapa të shpejt e të vendosur drejt BE-së dhe po udhëheq proceset e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. Si kryesuese e Procesit të Berlinit për vitin 2023, Shqipëria kontribuon si një faktor për stabilitetin, paqen dhe evropianizimin e rajonit”- tha Nikolla.

Ambasadorja Christiane Hohmann falenderoi Nikollën për bashkëpunimin e hapur dhe të frytshëm me Kuvendin dhe vlerësoi rolin e Kuvendit në përballimin e sfidave të integrimit, duke nënvizuar se Shqipëria i ka të gjitha potencialet dhe mundësitë për anëtarësim të shpejt në BE. Po largohem nga Shqipëria duke lenë këtu një pjesë të vetes sime dhe duke marrë me vete një pjesë Shqipërie, u shpreh Ambasadorja Hohmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA