Dr. Nevila Nika tregon në Top Story se si trajtohej e bukura në komunizëm.
“Për diktaturat e bukura është gjithmonë diçka që e frikëson diktaturën, në çdo dimesion që vjen ajo, qoftë fizikisht”, thotë ajo.
“E bukura ngjall një loj zilie tek te tjerët që nuk e kanë tiparin, por nuk është faji tek personi. Vjen pastaj tek veshja, tek mënyra e të sjellurit. Të gjitha këto që janë të bukura, sjellja e mirë të thoje falmeinderit, të lutem. Fjalë që u hoqën nga fjalori. Askush nuk i thoshte më këto fjalë, ishin gati gati fjalë të ndaluar. Mund të duken shumë e çuditshme po askush nuk e kishte më këtë. Ndiheshin të ndrydhur njerëzit për të demostruar një mirësjellje. Të visheshe bukur të kishe diçka të veçantë ishte gjithmonë problem për personin që e vishte”, tha Nika.
“Kishte një lloj sjellje nuk doja ta thoja harbutërie, por një lloj sjellje që ti nuk e kishte dëgjuar, nëse vinte nga një familje, i rrethit u kishte jetuar. Kishte diçka që nuk shkonte, kishte elemente vrazhdëise, duhet të ishim gati gati burra. Tipari i bukur nuk ishte ai që i vinte regjimit për shtat. Pati një periudhë, për dy fije të gjata djemtë duhet të ishin të qethur për shkak të shfaqes së huaj. Fundet duhet t’i kishim të gjitha poshtë gjurit, por edhe e gjata ishte problem”, tregon ajo.
Top Channel