Katër persona kanë rënë në prangat e bluve të Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan P. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 46-vjeçar me inicialet A. V., pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me dorezë metalike, kushëririn e tij, shtetasin B. V., 55 vjeç, banues në Zall Bastar.
Në Krujë u arrestua një 26-vjeçar me inicialet P. Sh., pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. I riu banues në Thumanë, bëri rezistencë duke mos iu bindur urdhrave të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor.
Ndërkaq, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. M., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel