Modifikohen gjenetikisht miliona mushkonja, shkencëtarët kroatë duan t’i zhdukin

20/07/2023 12:46

Miliona mushkonja të modifikuara gjenetikisht për të qenë sterile janë lëshuar në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Me shqetësimin e ndryshimeve të klimës dhe mbërritjes së ndonjë sëmundje tropikale, shkencëtarët kroatë kanë nisur një projekt pilot për zhdukjen e mushkonjave tigër të njohura për përhapjen e disa sëmundjeve. Synimi është që mushkonjat sterile mashkullore të çiftohen me mushkonjat femër tigër në mënyrë që mos kenë pasardhës.

“Nëse lëshojmë një numër të mjaftueshëm meshkujsh sterile gjatë një periudhe në një zonë, popullata e mushkonjave në atë zonë do të ulet teknika e insekteve sterile ka dy aspekte të rëndësishme – i pari është se është një metodë biologjike e kontrollit të mushkonjave dhe e dyta është rritja e ndërgjegjësimit të njerëzve që kujdesen më mirë për mjedisin e tyre të afërt ku shumohen mushkonjat”, shprehet Ana Klobucar, entomologe.

Është shumë herët për të parë nëse kjo mënyrë ka sukses, por banorët e Zagrebit që vuajnë nga mushkonjat shpresojnë.

“Unë po e mbështes gjelbërimin dhe faktin që do përdoren gjithmonë e me pak kimikate, shpresoj që të kenë sukses”, tha Hicham Naoulo.

Këtë vit, gjithsej 1.2 milionë insekte të trajtuara do të lëshohen atje gjatë një periudhe tre mujore. Insektet sterile janë krijuar në një laborator në Itali, ku u janë ekspozuar rrezeve gama. Prania e mushkonjave tigër aziatike në Kroaci u regjistrua për herë të parë në vitin 2004, ekspertët mendojnë se ato kanë mbërritur me gomat e përdorura të makinave që importoheshin nga Shqipëria dhe Kina. Mushkonja që mbart sëmundje të rrezikshme është duke u zhvendosur edhe më në veri, në Zvicër dhe Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA