26/12 08:12
Ardit Krymi është rikthyer së fundmi te Vllaznia, pasi ishte pjesë e Shaktar Soligors në Bjellorusi, por për arsye dokumentacioni e ka pasur të pamundur të të dhënë kontribut ndaj Lidfield.
Para sfidës së “Loro Boriçit”, lojtari shkodran shpreh keqardhjen që nuk mund të jetë në fushë.
“E kisha dëshirën për të luajtur sot, por për shkak të dokumentacionit nuk u bë e mundur.
Si e shoh skuadrën? Është ndërruar 70 për qind e ekipit dhe futbollistët kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur. Besoj se sonte do të jetë një mënyrë loje tjetër.
Kjo ndeshje ka për të qenë më e mirë nga Vllaznia edhe falë mbështetjes së tifozëve.”
Top Channel