Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për grabitje.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u kap dhe u ndalua shtetasi E. H., 30 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu, po në Fier janë proceduar penalisht dy persona pasi vinin baste sportive nëpërmjet celularit, në lokal. Në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Ll., 30 vjeç, dhe N. A., 60 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet e dy lokaleve, duke vënë baste sportive me celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA