Komunizmi shqiptar i ka mohuar pasionet të rinjve të asaj kohe, të cilët pasojat i vuajnë akoma në ditët e sotme.
Këngëtari Adhurim Demiri shprehet në “Top Story, se për arsye se të atin e ka pasur të persekutuar, nuk ka arritur të marrë as diplomën e gjimnazit, gjë e cila e ka penguar.
“Im atë ka qenë një figurë ushtarake e njohur dikur dhe ka qenë pjesë e persekutimit të Burrelit në shumë vite dhe unë e kam ndjerë perden e hekurt sepse më kanë thënë nuk ka punë ky të këndojë sepse është i biri i armikut të popullit. Tentonim një lloj rebelizimi ndihesha kundër rrymës, mbaja një kryq flokë më të gjatë, po na mohohej në shumë forma e bukura sikur të jetë e ndaluar. Ndonjëherë kjo më shtynte më tepër. Sot që flasim unë nuk kam as diplomë gjimnazi, takohem me miqtë e mi gjimnazista dhe me shumë mall por dhimbja ishte akoma.”– tha Adhurim Demiri.
Top Channel