“Gjyqi i turpshëm për Maks Velon”, Zekthi: Ja si më bën presion për të fundosur piktorin

20/07/2023 22:00

Modelistja Hirushka Zekthi, ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story vështirësitë që ka kaluar vite më parë kur e kanë detyruar duke i bërë presion që të akuzonte padrejtësisht piktorin Maks Velo. 

Zekthi tha se kolegu i saj Maks Velo u burgos për një pikturë dhe pasi doli nga burgu e akuzoi Zekthin si dëshmitare për burgosjen e tij.

“Gjëja më e tmerrshme që më ka vrarë shpirtërisht, unë e kam pasur komshi piktorin Maks Velo, ne merrnim e jepnim me njëri tjetrin, diskutonim për pikturën. Gjyqi për të u bë vetëm me anëtarët e lidhjes. Vjen personi që terrorizoi atë dhe mua, më tha do të dalësh të tregosh për të. I thashë çfarë të them ai është piktor, pikturon bukur. Më thanë po ai gishti në vesh, e i thashë unë jam nxënësja e tij, është konfuze, më thanë duhet të dalësh se s’bën. Ata na përgjonin të dyve, e vuajta shumë dhe jam prekur kur ai i përmend personat që i kanë bërë dëm dhe nuk e kuptoj përse ka shkruar se isha unë dëshmitare, unë vetëm kaq thashë nuk e di për çfarë e ka pasur. Kur doli nga burgu i thashë sa u gëzova që ke dalë e më tha tani më duan të gjithë por hajde jep një intervistë për vuajtjet e mia.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA