E paralajmëruar si seancë e zjarrtë! Saimir Korreshi surprizon kolegët, shfaqet me shalqi dhe kastravec në hyrje të Kuvendit

20/07/2023 10:49

E paralajmëruar si një mbyllje sesioni parlamentar i zjarrtë, ku gjatë diskutimit të raporteve vjetore të disa institucioneve shtetërore, shqyrtimi i akteve normative dhe projektligje të rëndësishme, do të shoqërohen me kritika të ashpra nga opozita, seanca e fundit ka nisur me show.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka bërë një hyrje të pazakontë në Kuvend, një javë pasi i shkoi ministres Krifca me një tuf me kallinjë gruri që evidentonte dëmet masive që i janë shkaktuar bujkut këtë vit.

Ashtu sikurse kishte premtuar, Korreshi iu drejtua parlamentit këtë javë me një shalqi bosh, të mbushur me kastravec brenda. Protesta e deputetit vjen në një moment ku opozita akuzon qeverinë për abuzim me fondet e BE-së për mbështetjen e fermerëve dhe agropërpunuesve, IPARD II.

Top Channel