Në këtë të nxehtë përvëlues, njerëzit i drejtohen kondicionerëve si shpëtim për tu freskuar.
Në Amazon, shitjet e kondicionerëve në SHBA u rritën 248% gjatë muajit të fundit, sipas të dhënave nga Jungle Scout, një platformë të dhënash dhe analitike për shitësit e Amazon.
Sipas Jungle Scout, kërkimet në Amazon për “kondicioner për një dhomë” u trefishuan gjatë kësaj periudhe.
Të mërkurën në mëngjes, një hije dielli për xhamat e makinave u rendit si produkti më i shitur në faqen e automobilave të Amazon.
Çarçafët e lehta ishin më të shiturat për sektorin e shtëpisë dhe kuzhinës së Amazon, dhe një pishinë me shtrat të varur ishte në krye të klasifikimeve në faqen e lojërave dhe lodrave të Amazon.
I nxehti ekstrem këtë verë është si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Top Channel