Kryeministri irlandez vizitë të paparalajmëruar në Kiev: Krah Ukrainës për aq kohë sa duhet!

19/07/2023 13:46

Kryeministri irlandez Leo Varadkar është zotuar se do të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, ndërsa bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev këtë mëngjes.

Taoiseach zhvilloi bisedime me Presidentin Zelensky dhe vizitoi qytetet e vogla të Bucha dhe Irpin, ku qindra civilë u vranë gjatë pushtimit rus drejt fillimit të luftës.

Në një konferencë të përbashkët për media pas bisedimeve, Taoiseach tha se: “Vizitat e mia në vendet e këtyre mizorive këtë mëngjes dhe takimi im këtu në Kiev, më kanë konfirmuar se Rusia nuk do të ketë sukses dhe Rusia nuk mund të lejohet të ketë sukses në luftë.

“Nëse Rusia mendon se shënjestrimi i civilëve dhe infrastrukturës thelbësore do të dekurajojë miqtë e Ukrainës, përfshirë Irlandën, është gabim. Volodymyr Zelensky, ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ukraina do të mbizotërojë dhe Ukraina do të rindërtohet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA