Harry Kane, Randal Kolo Muani, Dusan Vlahovic dhe tashmë Gonçalo Ramos, kjo është lista e dëshirave të Paris Saint-Germain për sulmin.
Kampionët e Francës po mundohen t’i sigurojnë një prej sulmuesve në fjalë trajnerit Luis Enrique, për të siguruar golat pavarësisht vendimit të Kylian Mbappe për të ardhmen.
Sipas raportimeve të medieve franceze sulmuesi 22-vjeçar i Benfica-s, autor i 27 golave dhe 12 asistimeve në 47 ndeshje sezonin e kaluar, ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro dhe klubi nga Lisbona duket se nuk është i gatshëm për të bërë negociata për uljen e çmimit.
PSG nga ana tjetër është gati të paguajë 80 milionë euro për Ramos, megjithatë duhet të bindin së pari Benfica-n për të nisur negociatat.
Top Channel