Ballkani bëri gjithçka keq, gaboi pafund dhe humbi 4-0 në Bullgari përballë Ludogorets, duke i dhënë lamtumirën Champions League.
Kampionët e Kosovës ishin hija e vetvetes krahasuar me sfidën e parë të luajtur në “Fadil Vokrri”, aty ku luajtën një ndeshje fantastike dhe fituan 2-0.
Por, kampionët e Bullgarisë nuk e kishin thënë fjalën e fundit, shfrytëzuan në gabim pasiguritë dhe gafat e djemve të Ilir Dajës dhe festuan kualifikimin.
Ganezi Bernard Tekpetey ndëshkoi dy herë Enea Koliçin në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën edhe golat e argjentinasit Matias Tissera dhe brazilianit Caio Vidal.
Rrugëtimi europian i Ballkanit zhvendoset në Conference League. Me skuadrën nga Theranda që do të sfidojë në turin e dytë me Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.
Top Channel