Gjendet i vrarë kreu komunist i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë, në kufi me Ukrainën (fotot)

19/07/2023 15:48

Një hetim është hapur pasi politikani i varur nga Vladimir Putin që drejtonte partine komuniste ne rajonin separatist moldav Transnistria, në kufi me Ukrainën, është gjetur i vrarë me thikë në shtëpinë e tij.

47 vjeçari Oleg Khorzhan, u gjet nga gruaja e tij me goditje të shumta thike, raportonin mediat vendase, teksa të tjera agjenci thonin se kishte plagë arme zjarri.

Khorzhan, kreu i partisë komuniste të Transnistrisë – drejtonte politiken ne protektoratin pro-rus, nën mbrojtjen e 1,500 trupave ‘paqeruajtëse’ të Moskës.

I ndjeri insistonte se rajoni vetë-qeverisës që prej kohës sovjetike me shumicë banorësh rusofonë, kishte mbijetuar vetëm falë ndihmës së Rusisë.

Kreu i partisë komuniste ruse Gennady Zyuganov jepte lajmin: ‘Oleg Khorzhan ka vdekur …..i vrarë në shtëpi. Ne kërkojmë hetime të menjëhershme”

Rrjeti Pridnestrovskiy Lesnik komentonte më tej për rrethanat: “Gruaja e Khorzhan gjeti trupin e tij pranë një kasaforte të lënë të hapur e të zbrazur. Ndoshta ata lanë kasafortën hapur për ta bërë të dukej si një grabitje, por kjo është absurde”.

Në fillim të vitit Khorzhan kishte vizituar Moskës dhe në kthim kishte thënë se i kishin premtuar “mbështetje maksimale për republikën e vogël pro-ruse të Transnistrisë”.

Në mars autoritetet e Transnistrisë pretendonin se kishin shmagur një tentativë vrasjeje ndaj presidentit të rajonit Vadim Krasnoselsky, për të cilin thonin se ishte organizuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës, SBU. Por këto të fundit mohonin përfshirjen duke thënë se “ishte kryer nga Kremlini si provokim”.

Moldavia është një vendi varfër “kandidat për në BE” dhe shpesh akuzon se Rusia po përdor Transnistrinë për provokime dhe destabilizim në vend.

FOTO GALERI
1/3
47 vjeçari Oleg Khorzhan, u gjet nga gruaja e tij me goditje të shumta thike, raportonin mediat vendase, teksa të tjera agjenci thonin se kishte plagë arme zjarri.

Top Channel