Foto/ Shkuan për të notuar, mbyten vëllezërit, 5,6 dhe 10 vjeç në Turqi

19/07/2023 14:52

Tre vëllezër të moshës 5,6 dhe 10 vjeç janë mbytur tragjikisht pasi kanë shkuar për të notuar për t’u freskuar gjatë valës së të nxehtit.

Vëllezërit Mutaz Al Mohamad, 10 vjeç, Khaled Al Mohamad 6 vjeç dhe Mohammed Al Mohamad, 5 vjeç, vendosën të shkonin për not, për të shpëtuar nga temperaturat e larta në Silivri të Stambollit.

Trupi i Mutazit u zbulua nga babai i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, ku u konstatua i vdekur.

Më pas u gjetën trupat e pajetë të dy djemve më të vegjël.

Nëna e tyre e shkatërruar, emri i të cilës gjithashtu nuk është bërë publike, vajtoi teksa qëndronte pranë tre arkivoleve të tyre.

Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin. Aktualisht është e paqartë nëse policia po heton vdekjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA