Botërori i Formula 1 po i drejtohet ndërprerjes për shkak të pushimeve të verës, me Red Bull-in dhe Max Verstappen që janë të pandalshëm këtë sezon.
Kampioni i botës në fuqi është në rrugën për të fituar titullin e 3-të radhazi, ndërsa rivalët e tij kanë qenë të pafuqishëm të rivalizojnë holandezin. Në kohë pushimi nga gara mendja e klubeve shkon te marrëveshjet aktuale dhe te rinovimet.
CEO i Formulës 1, Stefano Domenicali, kërkon investigime për sa i përket pjesës së buxhetit dhe financave të klubit. Konfirmimi erdhi nga vetë ai teksa u shpreh: Kemi gjithçka nën kontroll, kam kërkuar personalisht investigime për skuderitë, pasi nuk dua që të ketë vend për spekulime.
Domenicali u pyet nga mediet për mundësi sanksionesh nëse do gjenden pasaktësi: Do të doja që dënimet të ishin vetëm sportive. Janë rregulla që duhen respektuar dhe nuk mund të anashkalohen. Do të ketë diskutime të gjata nga ana jonë për të pasur mbarëvajtje.
Deri më tani janë zhvilluar 10 gara në Formula 1, ku 8 janë fituar nga Max Verstappen dhe 2 nga piloti tjetër i Red Bull-it, Sergio Perez. /supersport
Top Channel