Një celular iPhone i gjeneratës së parë të prodhimit, raportohet se është shitur në ankand për $190,373 ne SHBA, rreth 380 herë më shumë se çmimi i atëhershëm prej $499 kur dolën për herë të parë në shitje në vitin 2007.
Ankandet LCG të cilët mbajtën shitjen e të dielës, thanë se celulari i modelit 4GB iPhone ishte rreth 20 herë më i rrallë sesa modeli me memorie 8GB që u lëshua në treg në të njëjtën kohë për çmimin $599.
Kjo raportohet se ndodhi pasi shitja e modelit 4GB u ndërpre për disa muaj, pasi klientët preferonin modelin me memorie më të madhe.
Por mesa duket avantazhet e tij do të kenë qenë opsione të tjera.
“Një standard i ri u vendos të dielën mbrëma,” tha Mark Montero, kreu i ankandeve LCG Auctions. “Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj shitjeje prej rekordi.”
Ky është iPhone i tretë origjinal që shitet për një çmim rekord vitin që shkoi.
Një model me pamje të njëjtë 8GB u shit në shkurt për $63,356 kurse një tjetër 8GB u shit për $39,340 në tetor 2022. Të gjitha modelet kishin paketimin e tyre të fabrikës.
iPhone ishte produkti që bëri të famshëm grupin Apple vlera e të cilit tashmë llogaritet në $3 trilionë. Kompania nga Cupertino, Kaliforni vijon të sundojë në treg 16 vjet pas nxjerrjes në treg të iPhones të parë.
Top Channel