Viktima Fatjon Oruçi

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Fatjon Oruçit në East Dene të Londrës ditën e Vitit të Ri të vitit të kaluar.

Orgust Xhebexhiu 38 vjeç, Gazmend Shehu 33 vjeç, Xhelal Kasa 25 vjeç dhe Korab Shahini 25 vjeç janë personat në kërkim për vrasjen e 22-vjeçarit.

Policia beson se dy burra të tjerë të paidentifikuar gjithashtu mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes.

Sipas medias së huaj, së cilës i referohet Top Channel, ai u gjet i vdekur me plagë të shumta në trup, ndërsa besohet se është rrahur dhe goditur me thikë.

Një zëdhënës i policisë së South Yorkshire tha: Ne duam të dëgjojmë nga kushdo që ka parë ose ka folur me Xhebexhiun, Shehun, Kasën ose Shahinin kohët e fundit, ose e di se ku mund të qëndrojnë. Të katër burrat dihet se frekuentojnë Rotherhamin. Ne gjithashtu dëshirojmë të flasim me këdo që beson se e di identitetin e dy burrave të tjerë. Nëse shihni ndonjë nga burrat në foto, ju lutemi mos iu afroni atyre, por telefononi 101.

Burrat në foto sipas radhës janë:
1 – Gazmend Shehu
2 – Korab Shahini
3 – Xhelal Kasa
4 – Orgest Xhebexhiu
5 – Burri i panjohur 1
6 – Burri i panjohur 2

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA