Vapa mbush spitalin, në Bulqizë ka mbipopullim në urgjencë
18/07/2023 15:28
Rritja e temperaturave po shkakton fluks pacientësh në spitalin e Bulqizës. Prej ditësh në urgjencën e spitalit të qytetit ka mbipopullim me pacientë.
Sipas mjekes Brunkita Rama specialiste në Mjekësinë Interne më të prekur rezultojnë fëmijët dhe grupmosha e treta me sëmundje kronike.
Mjekja Brunkita Rama u bashkohet thirrjes së kolegëve të tjerë që çdo ditë bëjnë apel për të mos ekspozuar fëmijët dhe të moshuarit në diell.
Top Channel