Rënia e mbulesës vaksinale në popullatë, sidomos në vaksina të kalendarit të detyrueshëm ka alarmuar ekspertët e shëndetit publik, të cilët i kërkojnë Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror të tregohet strikt e të mos tolerojë asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe që regjistron fëmijë të pavaksinuar.
Ligji për sëmundjet infektive ka të përcaktuar se asnjë fëmijë i pavaksinuar nuk mund të frekuentojnë, institucionet arsimore qofshin publike apo jo publike.
Regjistrimet e fëmijëve në institucionet arsimore vijojnë ndërkohë që sipas Silva Binos shpesh janë çerdhet, shkollat dhe kopshtet që nuk respektojnë ligjin.
“Janë vënë vënë re shkelje sepse ne kontrollojmë dokumentacionin për çdo fëmijë”-shprehet Silva Bino.
Edhe pse drejtuesit e shkollave ne Tirane mundohen te jenë korrekt me ligjin përsa i përket regjistrimit të fëmijëve në shkolla të rretheve abuzohet. Bino thekson se edhe ne disa shkolla jo publike në Tiranë nuk kërkohet certifikata e vaksinave që ka kryer nxënësi. Ndaj i kërkohen Inspektoratit shëndetësor Shtetëror të mos tolerojë asnjë drejtues shkolle
Ligji i sëmundjeve infektive parashikon gjoba për drejtuesit e shkollave që pranojnë fëmijë të pavaksinuar qoftë edhe kur u mungon një dozë e vetme.
Top Channel