07/02 22:11
Polonia ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi, e cila lejoi dërgimin e grurit ukrainas në pjesën tjetër të botës.
“Me siguri Rusia përdor grurin si municion, këtë herë po ndodh përsëri”- tha ministri polak i bujqësisë, Robert Telus.
Ai i kërkoi BE-së të ndihmojë në përmirësimin e logjistikës së grurit pasi më shumë dërgesa ukrainase do të vërshojnë nëpër kufij pas korrjes.
Rusia dje tha se nuk do të zgjaste marrëveshjen e grurit, e cila skadoi në mesnatë.
Top Channel