Sylvinho u jep një shans të rinjve, përgatitjet për miqësoren me Ukrainën, Ismajli: Meritonim të shkonim në Botëror 29/03 15:11
Celta Vigo po punon për sezonin e ri, me skuadrën spanjolle që ka njoftuar nënshkrimin me Jonathan Bamba.
Ish-lojtari i Lille largohet kështu nga kampionati francez pas sezonit 2016-2017, 27-vjeçari ka firmosur një kontratë tre vjeçare, ndërsa është larguar nga Lille me parametra zero, pasi ai nuk gjeti gjuhën e përbashkët me skuadrën sa i përket rinovimit.
Nga mediet franceze ky transferim është konsideruar si një lëvizje surprizuese, kjo për faktin se në të kaluarën, Bamba ka pasur oferta shumë të rëndësishme dhe ai i refuzoj, ndërsa te Lille ai qëndroi 5 sezone dhe realizoi 29 gola në 200 ndeshje. /Supersport
Top Channel