Aeroplani përplaset me hangarin në Poloni, pesë persona humbin jetën, plagosen tetë të tjerë

18/07/2023 17:52

Një aeroplan u rrëzua në një hangar në aeroportin pranë Varshavës, duke vrarë pesë persona, përfshirë edhe pilotin.

Tetë të tjerë mbetën të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pesë persona kanë vdekur dhe tetë janë plagosur. Këto janë numra të përkohshëm. Ajo që mund të konfirmoj është se piloti është mes viktimave. Nuk po japim ende asnjë detaj tjetër”, tha Sylwester Marczak-zëdhënës i policisë së Varshavës .

Ekipet e shpëtimit raportuan se tre persona ishin në bordin e aeroplanit kur ai u përplas me hangarin prej hekuri, ku 13 persona ishin strehuar nga një stuhi.

Aeroplani u rrëzua në një fshat 29 milje larg nga Varshava, në një aeroport të vogël të njohur për stërvitjen e parashutistëve.

Cessna ishte përshtatur për të transportuar parashutistët. Pamjet e xhiruara tregonin bishtin e avionit që kishte mbetur jashtë hangarit.

Tashmë policia ka nisur një hetim për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA