Arsenali ka kryer një merkato cilësore. Drejtuesit e nënkampionëve të Anglisë kanë përforcuar skuadrën në çdo repart. Duke firmosur me sulmuesin Kai Havertz, mesfushorin Declan Rice dhe mbrojtësin Jurrien Timber.
Entuziazmi është i madh dhe të gjithë besojnë se sezoni i ri do të jetë i duhuri për t’u rikthyer te titulli kampion, trofe që Arsenalit i mungon prej vitit 2004.
Ish-trajneri legjendar i skuadrës londineze, Arsene Wenger foli për Eurosport, ku u shfaq plot besim se skuadra e Mikel Artetës do të ngjitet në majën e futbollit anglez.
“Arsenali ka bërë investime të mira në përgjithësi. Afrimet janë lojtarë të pjekur, edhe pse ende të rinj. Janë 23-24 vjeç, dhe e kanë të ardhmen përpara.
Skuadra do të ketë më shumë presion krahasuar me sezonin e kaluar, por dinë ta menaxhojnë nëse kanë mësuar nga gabimet e edicionit të fundit.
Gjithsesi, ne do të fitojmë Premier League”, deklaroi francezi, i cili drejtoi Arsenalin për 22 sezone radhazi, duke argëtuar tifozët me futbollin e veçantë dhe të bukur që praktikonte skuadra e tij.
Wenger është trajneri i fundit që i ka dhuruar titullin klubit, pasi ishte ai në drejtimin e skuadrës që e mbylli sezonin 2003/2004 pa asnjë humbje!
Top Channel