Një 69-vjeçar plagosi me mjet prerës një grua për motive të dobëta.
48-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. B., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
Njoftimi i plotë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. B., 69 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
B. R., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
E. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel