Krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur këtë të hëne në Tiranë, për të folur mbi Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar takimin informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në foto janë të pranishëm Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç.

Postimi i Ramës:

Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.

FOTO GALERI
8/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA