“Pinte kafe çdo javë me ish-kreun e SPAK te zyra e tij”/ Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, gazetari Qyno në ‘Top Story’: Dumani hetoi edhe Fatos Klosin, por ai mori pafajësinë
Krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur këtë të hëne në Tiranë, për të folur mbi Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar takimin informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në foto janë të pranishëm Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç.
Postimi i Ramës:
Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi
Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović
Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski
dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.
Top Channel