27/11 22:59
Me shumë mundësi Fabinho do të largohet nga Liverpool në drejtim të Arabisë Saudite këtë verë dhe trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp po sheh për zëvendësuesin e mesfushorit.
Sipas raportimeve të medieve britanike, Liverpool është duke ndjekur me shumë interes lojtarin që nuk është në planet e Pep Guardiolës te Manchester City, Kalvin Philips.
27-vjeçari anglez është aktivizuar shumë pak me City-n sezonin e fundit, i kushtëzuar edhe nga një dëmtim në shpatull, që e bëri të humbasë të gjithë pjesën e parë të kampionatit.
Megjithatë, kur u kthye, ai nuk u mor në konsideratë nga Pep Guardiola, i cili e vendosi vetëm në dy raste si titullar në Premier League.
Top Channel