
20 basketbollistë profesionistë dhe pasionantë të këtij sporti nga i gjithë Ballkani, garuan për 3 ditë me radhë në kampionatin e basketbollit 3 x 3, që u zhvillua në pikën turistike të Shirokës në Shkodër.
Rikthimi pas 6 vitesh i këtij kampionati ka si qëllim jo vetëm aktivizimin e të rinjve në basketboll por edhe promovimin e turizmit.
Edhe për basketbollistët e huaj, kjo eksperiencë teksa luajnë në basketboll duke shijuar Perëndimin e diellit dhe liqenin e Shkodrës, është e veçantë.
“Unë erdha nga Viena për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Jam nga Serbia dhe marr pjesë rregullisht në këto kampionate, por ky në Shkodër është fantastik. Gjithçka është e mirë, natyra, njerëzit, rivaliteti. Faleminderit shumë për këtë eksperiencë“- tha Srdjan Stevanetic.
Federata Shqiptare e Basketbollit, këtë kampionat do ta organizojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Top Channel