Joao Felix është në një udhëkryq të vërtetë sa i takon të ardhmes së tij.
Sulmuesi portugez është rikthyer te Atletico Madrid pas eksperiencës si i huazuar te Chelsea, por që është tërësisht jashtë planeve edhe të “Los Colchoneros”. Një mundësi për të ardhmen e Felix ishte Paris Saint-Germain, por francezët kanë hequr dorë dhe së fundmi në skenë del Aston Villa.
Anglezët synojnë që ta transferojnë Felix me anë të formulës së huazimit dhe menaxheri i 23-vjeçarit, Jorge Mendes ka nisur punën në këtë drejtim. Në aventurën e tij të parë në Premier League, Felix nuk mundi të shkëlqente dhe në 20 ndeshje me Chelsean mundi të shënonte vetëm katër gola.
Megjithatë, te Aston Villa besojnë se Felix mund të dallohet në Angli nën drejtimin e trajnerit Unay Emery. Mbetet për t’u parë si do të vijojnë tratativat në ditët e ardhshme, teksa vendimtare do të jetë edhe vetë dëshira e lojtarit duke qenë se Felix pretendon një klub me emër të madh.
Top Channel