Një anije gjigante në formë hoteli që do të strehojë rreth 500 azil-kërkues meshkuj u nis sot nga porti i Cornwall pas një rinovimi për t’u vendosur në destiancionin final në brigjet e Dorset në jugperëndim të vendit.
Anija e emigrantëve e quajtur Bibby Stockholm ka kryer lëvizjen e saj me një muaj vonesë teksa vendasit kanë dalë në protesta duke iu trembur pasojave të të ardhurave të huaj që gjithsesi shumicën e kohën do ta kalojnë në tokë.
Anija ishte në kantierin e Falmouth për një rinovim dhe zhvendosja e saj ishte shtyre gjithashtu prej kushteve të motit.
Zhvillimi vjen teksa deputetët britanikë i kërkojnë kryeministrit Rishi Sunak dhe ministres Suella Braverman të ndalojnë barkat ilegale që kalojnë ngushticën me Francën dhe jo të bëjnë plane për pritjen e emigrantëve në Britani.
Të tjerë kritikë kanë kërkuar ndalimin e mbylljes së të ardhurve të mitur dhe mbrojtjen e tyre nga skllavëria moderne, duke krijuar rrugë të ligjshme e të sigurta për të ardhur në Britani.
Një marrëveshje është bërë për të dërguar emigrantët në hotele në Ruanda por ka hasur në vështirësi ligjore dhe pritet të apelohet, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Akumulimi i dosjeve të shumta të azilit në Britani ka bërë që qeveria të justifikohet me reduktimin e kostove të hoteleve, duke përdorur anije si Bibby Stockholm apo baza të konvertuara ushtarake për të ardhurit.
Ndërkohë shumë banorë vendas janë të shqetësuar për rritjen e krimit dhe sjelljeve anti-sociale që të huajt do të sjellin në komunitet.
Qeveria lokale e Dorset do të marrë £2 milionë fonde për strehimin e 506 azil-kërkuesve për 18 muaj.
Azilkërkuesit nuk do të jenë të mbyllur në anije dhe do të mund të hyjnë e të dalin sa herë të duan.
Anija e banimit raportohet se do të ketë ambjente të ndryshme si dhoma lutjeje, dhomë të medias me televizorë e kompjuterë, dhomë lojrash dhe studimi.
Top Channel