Duro, pa eufori: Zalgiris mbetet favorit, por Struga gati të shkruajë historinë

17/07/2023 22:40

Shpëtim Duro kërkon ta mbajë me këmbë në tokë Strugën në prag të takimit të kthimit me Zalgiris Kaunas.

Në sfidën e parë, të zhvilluar në Lituani, kampionët e freskët të Maqedonisë së Veriut morën një barazim pa gol, por për trajnerin Duro sërish favorite për të vijuar më tej mbetet kundërshtari, që ka shumë më tepër përvojë në ndeshjet europiane.

Çfarë pritshmërie ke për ndeshjen e kthimit me Zalgiris?

Në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje të mirë, mund të them gjithashtu se edhe rezultati ishte i pranueshëm, kishim mundësinë të merrnim më shumë, por unë e kam thënë që pas përfundimit të ndeshjes së parë, se janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u interpretuar, kështu që përqendrimi është te loja e ditës së nesërme.

Është çdo gjë e hapur, pavarësisht avantazhit të rezultatit që kishim në ndeshjen e parë, po them se çdo gjë do të jetë e hapur”.

Kërkoni ta mbani ekipin me këmbë në tokë…

Ne, si ekip, nuk fluturojmë shumë, madje jemi shumë modestë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha pikëpamjet: të drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe futbollistëve.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezultatit pozitiv, çdo gjë është e hapur.

Në këtë aspekt e dimë se kundërshtari ka një një eksperiencë të jashtëzakonshme në ndeshjet europiane.

Nuk duam ta mendojmë ndeshjen në Zalgiris, kjo është një ndeshje tjetër që duhet luajtur, duhet interpretuar dhe për të marrë në fund maksimumin. Nuk ka asnjë lloj doze euforie, vetëm seriozitet dhe koncentrim maksimal”.

A është favorit Zalgiris edhe tani pas përfundimit të ndeshjes së parë?

Sigurisht, unë e kam thënë edhe para zhvillimit të ndeshjes së parë, që për shumë faktorë Zalgirisi është favorit ndaj nesh, si nga eksperienca, buxheti, që mund të them se është 20 herë më shumë se i Strugë. Këtë e dëshmoi edhe gjatë sezonit të kaluar, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke eliminuar skuadra si Malmo, Ballkanin, etj. Por, e thashë, në futboll, sidomos ndeshja e parë tregoi që nuk kishte shumë diferencë në fushën e lojës, shpresoj edhe kjo ndeshje të jetë interpretimi i atillë, që i gëzon këto favore që ka kundërshtari”.

Përkrahja e tifozëve nesër në Ohër….

Shpresoj që stadium të jetë i mbushur, për aq sa na lejon rregullorja, ne i kemi vuajtur gjatë kampionatit, pasi jemi skuadër e re. Megjithatë, nesër them se stadiumi do të jetë i mbushur dhe në përkrahje të skuadrës./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA