Arturo Vidal braktisi para disa ditëve Flamengon për të kaluar te një tjetër klub brazilian, Athletico Paranaense.
Aventura e 36-vjeçarit me skuadrën e re nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me Athleticon që fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Bahias teksa kileni u aktivizua në minutën e 62-të.
Pas sfidës, Vidal nuk u përmbajt aspak ndaj ish-trajnerit të tij tek Flamengo, Jorge Sampaoli duke e cilësuar si një teknik dështak që nuk vlerëson futbollistët e tij.
“Më vjen shumë mirë që marr minuta dhe luaj. Unë kam qenë gjithmonë gati vetëm se më kishë rënë për pjesë një trajner… Le të themi një trajner dështak që nuk di të vlerësojë futbollistët e tij. Tani shpresoj që ndeshjet e radhës t’i luaj nga minuta e parë dhe të tregoj atë që kam bërë në të gjithë karrierën time, të fitoj. Nuk dua të flas më shumë për trajnerin e fundit, për mua ai është një histori e mbyllur dhe sa mirë që nuk punoj më me të”, u shpreh Vidal. /Supersport
Top Channel